Si të fitoni para nga Instagram? - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Si të fitoni para nga Instagram?

Si të fitoni para nga Instagram?

Share This





Instagrami kohët e fundit është shndërruar në një ndërr rrejetet më të përdorur social dhe shpesh përveç qëllimit të argëtimit shumë prej tyre e pëdorin për qëllime itimi.

Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.

Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Ja si mund të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës
Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës nëInstagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

Kontaktoni reklamuesit
Mos prisni t’ju trokasin në derë – tregojuni kompanive për mijëra ndjekësit që keni në Instagram dhe pyetini nëse duan të reklamojnë produktet e tyre tek llogaria juaj. Aplikacioni Takumi u jep mundësi përdoruesve me më shumë se 1000 ndjekës që të lidhen me kompani të ndryshme. Ju mund të provoni edhe aplikacionet Snapfluence dhe InstaBrand.

Merrni sponsorizues
Ju mund të bëni gjithashtu një set me foto të sponsorizuar nga një kompani.

Reklamoni produktet
Ju mund të fitoni para duke promovuar produkte, vetëm duhet të keni parasysh që të përdorni hashtag-un #ad për të qenë më transparent.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages