Siç edhe kishte premtuar në fillim të këtij viti, Acer tani është duke marrë para-porosi për tabletin e saj të ri - Predator 8 në Android, i cili iu kushtohet lojërave.
Çmimi për tabletin e bazuar në procesorin e Intel dhe ekranin me 8” është 299,99 dollarë.
Fillimisht është raportuar se Acer Predator 8 do të prezantohet zyrtarisht në treg më 6. Megjithatë, duket se kjo datë lansimi tashmë është shtyrë deri në 13 nëntor, por para-porositë për të mund të bëhen në faqen zyrtare të Acer dhe tek disa rrjete tjera distribuimi.
Tableti bazohet në Android 5.0 Lollipop me rezolucion prej 1920x1200 pikselëve, ndërsa ofron edhe procesorin Intel Atom Z8700 në 1.6GHz, bashkë me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.
No comments:
Post a Comment