Sipas matjeve të agjensisë federale Gjermane të rrezatimit |
Shërbimi Gjerman për mbrojtjen nga rrezatimi (Bundesamt für Strahlenschutz) ka një bazë të dhënash të matjeve të bëra në smartphones, për sa i përket rrezatimit që lëshojnë.
Sipas matjeve të Gjermanëve, në mesin e 15 modeleve që lëshojnë rrezatim të lartë, ka 9 smartphones të cilat janë prodhim i kompanive Kineze, me Huawei të ketë 6 smartphones në Top 10.
Siç mund ta shikoni në grafikun përkatës të përgatitur nga Statista, telefoni me rrezatimin më të lartë është OnePlus 5T, ndërsa modeli vëlla OnePlus 5 pozicionohet në vendin e 8-të në dhjetëshe.
Në listë me rrezatimin më të keq nuk mungojnë dhe telefonat e famshëm me modelet e fundit të Apple, iPhone 7 / 7plus dhe iPhone 8.
Matjet i referohen energjisë që thithet nga trupi i përdoruesit dhe njësitë janë Watt për kilogram - Indeksi i rrezatimit SAR. Në këtë rast, shumat e rrezatimit janë matur në kokën e përdoruesit kur smartphone ishte në kontakt me veshin gjatë një telefonate.
Kufiri maksimal i rrezatimit ka qenë ndërkombëtarisht 2 vat për kilogram, por në bazë të certifikimit Gjerman të mbrojtjes së mjedisit Der Blaue Engel, modelet nuk duhet të tejkalojnë 0,60 vat për kilogram.
No comments:
Post a Comment