Paralajmërimi i ri i Facebook: “Llogaria juaj përgjohet” - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Paralajmërimi i ri i Facebook: “Llogaria juaj përgjohet”

Paralajmërimi i ri i Facebook: “Llogaria juaj përgjohet”

Share This

Facebook prezantoi një mekanizëm të ri që njofton përdoruesit, nëse dikush po spiunon llogarinë e tyre.
Përdoruesit do të njoftohen kur Facebook ka prova të mjaftueshme, që agjensi qeveritare kanë kompromentuar llogari të caktuara, shkruan Huffington Post.
Shefi i Zyrës së Sigurisë pranë Facebook, Alex Stamos prezantoi aplikacionin e ri në blogun e tij, duke treguar si do të dukej paralajmërimi në një kompjuter, kur llogaria është në perdorim.
“…ne do t’ju njoftojmë, nëse besojmë se llogaria juaj është sulmuar nga një agjensi, që punon për një shtet të caktuar” shkroi Stamos në 17 tetor.
Gjithsesi, Stamos duket i paqartë për mënyrën se si kompania do të mbledhë informacion, për spiunimin e llogarive të Facebook.
“Për të mbrojtur metodat dhe procesin që aplikojme, ne nuk mund të japim detaje si arrijmë t’i dallojmë sulme të caktuara nga personat e dyshuar”, ka shtuar ai.
“Thënë këtë, ne do ta përdorim paralajmërimin, vetëm kur të jemi shumë të sigurtë në përfunimet tona”
Stamos, gjithashtu tha që nëse dikush merr një paralajmërim, atëherë sipas të gjitha gjasave edhe telefoni apo kompjuteri i personit janë të infektuar.
Ai shkroi se: “Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet se ky paralajmërim nuk është i lidhur me ndonjë problem në platformën e Facebook. Por se një llogari e përgjuar e Facebook, ka dëmtuar edhe vetë celularin ose kompjuterin tuaj. E mira do të ishte, që njerëzit që e shohin këtë mesazh nga Facebook, do të duhej të zëvëndësonin pajisjet e tyre, nëse është ë mundur.”

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages