3 viruse të reja kanë infektuar mbi 20 mijë aplikacione Android - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
3 viruse të reja kanë infektuar mbi 20 mijë aplikacione Android

3 viruse të reja kanë infektuar mbi 20 mijë aplikacione Android

Share This
Platforma Android është prekur nga tri viruse të reja, të cilat kanë infektuar aplikacione të ndryshme si Twitter dhe Facebook. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se është e pamundur që të hiqen këto viruse. Përdoruesit do të duhet të ndërrojnë pajisjet e tyre të infektuara nëse duan të shpëtojnë nga këto viruse.
Viruset mund të instalohen vetë tek sistemi i aplikacionit dhe rrënjosen tek çdo pajisje Android. Ekspertët e sigurisë tek Lookout zbuluan se më shumë se 20 mijë aplikacione popullore në Android janë prekur nga këto viruse. Pavarësisht infektimit, aplikacionet vazhdojnë të duken si legjitime, prandaj nuk mund të kuptohet nëse pajisja është prekur nga viruset.
Disa nga aplikacionet më popullore që janë prekur nga viruset janë: Facebook, Snapchat, Candy Crush, Google Now, WhatsApp etj. Viruset janë quajtur Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug.
Eksperti i sigurisë Michael Bentley tha për Apple Insider. “Individët që janë prekur nga viruset Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug duhet të shkojnë në dyqan të blejnë një telefon të ri, pasi këto viruse rrënjosen tek pajisja dhe instalohen vetë si aplikacione sistemi.”

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages