Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se aplikacionet tek smartphonet tanë dërgojnë të dhënat e përdoruesve tek palë të treta. Hulumtuesit nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts, nga universitetet Harvard dhe Carnegie-Mellon studiuan 110 aplikacione që gjenden tek Google Play dhe Apple App Store.
Ata zbuluan se 73% e aplikacioneve Android shpërndajnë adresat e email-it të përdoruesve, dhe 47% e aplikacioneve iOS shpërndajnë të dhëna nga vendndodhja e përdoruesve.
Aplikacionet në pajisjet Android ndanin më shumë të dhëna personale, si emri (49% e aplikacioneve) dhe adresa (25%) në krahasim me aplikacionet iOS, ku 18% prej tyre shpërndajnë emrat e përdoruesve dhe 16% adresat e email-it.
No comments:
Post a Comment