Internet i ngadaltë pas përmirësimit në Windows 10 Anniversary Update? - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Internet i ngadaltë pas përmirësimit në Windows 10 Anniversary Update?

Internet i ngadaltë pas përmirësimit në Windows 10 Anniversary Update?

Share This

Pas përmirësimit të sistemin tuaj Windows 10 Anniversary Update ju mund të keni vënë re një rënie në lidhje me shpejtësinë e internetit.

Kjo vjen për shkak të Window Auto-Tuning, e cila u shfaq për herë të parë në Windows Vista dhe është ende në dispozicion në Windows 10.

Qëllimi i funksionit Auto-Tuning është për të menaxhuar programet që marrin të dhëna TCP në një rrjet për të përmirësuar efikasitetin e proceseve përgjegjës për transferimet e tilla. Por duket se në Windows 10 Anniversary Update shkakton një rënie të papritur të shpejtësisë së internetit.

Zgjidhja është çaktivizimi i funksionit dhe mund të realizohet me një komandë të vetme në një dritare Command Promp me privilegje administratori.

Hapim një dritare Command Promp me të drejta administratori (Run as administrator).

Para së gjithash, duhet të kontrolloni gjendjen e Window Auto-Tuning me komandën e mëposhtme:

              netsh interface tcp show global

Shiko për opsionin që thotë “Receive Window Auto-Tuning Level,” dhe në qoftë se ajo është  "enabled", duhet të ndryshojë në "disabled".

Për ta bërë këtë, shtypni komandën e mëposhtme:

            netsh int tcp set global autotuninglevel=disabled

Menjëherë pas provoni shpejtësinë tuaj në internet për të parë nëse ka një përmirësim të dukshëm. Nëse ju nuk e shihni ndryshim mund të riktheheni në “Receive Window Auto-Tuning Level" në "enabled" me komandën e mëposhtme:

           netsh int tcp set global autotuninglevel=normal

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages