Microsoft ka lancuar Lumia 650 - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Microsoft ka lancuar Lumia 650

Microsoft ka lancuar Lumia 650

Share This


Microsoft ka lancuar Lumia 650, me versionin e fundit të Windows 10 Mobile. Pajisja e re vjen me një çmim shumë tërheqës.

Lumia 650 ka ekran 5-inch AMOLED me rezolucion 1280 × 720 pixels dhe Gorilla Glass 3. Mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 212 quad-core, clocked në 1300 MHz, dhe ka 1 GB RAM .

Pajisja vjen me 16 GB hapësirë ​​ruajtje, por edhe me mbështetjen e kartës microSD me kapacitet deri në 200 GB.

Sjell një kamera 8-megapixel, digital 2x zoom dhe LED flash. Kamera e dytë është 5-megapixel me kënd të gjerë për selfie  dhe rezolutë video 1280 × 720 pixels.

Bateria e celularit është 2.000 mAh, megjithatë në sistemin operativ duket se mungojnë disa karakteristika të rëndësishme të Windows-10 Mobile, duke përfshirë mbështetjen për Continuum dhe Windows Hello.

Lumia 650 është shumë i lehtë (122 gram), dhe Microsoft thotë se është fokusuar veçanërisht në design-in e telefonit që të jetë shumë tërheqës.

Microsoft pretendon se çmimi i pajisjes është $ 199 dhe do të jetë në dispozicion në tregjet e zgjedhura të Evropës nga 18 shkurti. Smartphone do të dalë me ngjyrë: black, white.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages