Android, një SMS fshin të dhënat e smartphone - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Android, një SMS fshin të dhënat e smartphone

Android, një SMS fshin të dhënat e smartphone

Share This

Përdoruesve të sistemit Androit u kanoset një rrezik i ri. Hakerat po përpiqen të përhapin një virus shumë të fuqishëm të quajtur Mazar, i cili infekton smartfonët me anë të një sms-je, në dukje të padëmshme.
Mazar mund të të fshijë të gjitha të dhënat në pajisjet e përdoruesve ose t’i përdorë ato për qëllime të caktuara, pasi hakerat mund të lexojnë të gjitha tekstet e ruajtura në telefonin tuaj .
Alarmi është bërë nga një kompani daneze IT Heimdal, ku sipas saj mesazhi u është dërguar më shumë se 100 mijë personave vetëm në Danimarkë. Megjithatë, studiuesit nuk mund të jenë të sigurt nëse mesazhet janë pranuar nga përdoruesit.
Mesazhi në dukje nuk të jep arsye për t’u shqetësuar, sepse duket si një mesazh i zakonshëm dhe i padëmshëm. Por, nëse klikon mbi linkun, menjëherë në smartfon shfaqet një software Tor, që mundëson lidhjet anonime në internet ku nëpërmjet të cilit është shkarkuar virusi .
Mazar është projektuar për të mos goditur rusët, ose më saktë pajisjet ku gjuha e përzgjedhur është ruse. Ekspertët shpjegojnë që virusi mund të shfrytëzohet nga kriminelët kibernetikë për të nisur sulme më të sofistikuara dhe në shënjestër në të ardhmen.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages