Meshkujt
që i mbajnë telefonat celular në xhepat e pantallonave të tyre kanë
spermë me më pak aftësi lëvizore, sugjeron një studim i publikuar në
revistën “Environment International”.
Shkencëtarët
britanikë të Universitetit të Exeterit kanë shpjeguar lëvizshmërinë e
reduktuar të spermës duke e lidhur me shanset më të mëdha të
infertilitetit.
Analiza
e tyre nga përfundimet e 10 studimeve të kryera më parë sugjeron se
fajtor është ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik nga telefonat
celularë.
Në
të njëjtën kohë ishte vendosur që meshkujt të cilët nuk janë të
ekspozuar ndaj këtij rrezatimi kanë 50 deri në 85 për qind të permës
normale të lëvizshme.
Në
të kundërt, meshkujt të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit
elektromagnetik kanë spermë me aftësi normale lëvizore rreth 8 për qind.
Përndryshe, është llogaritur se 14 për qind e çifteve në vendet me të
ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi konceptuese.
No comments:
Post a Comment