Spastrime
nuk duhet të bëni vetëm në jetën reale, por edhe në atë virtuale. Madje
mënyra e fundit është edhe më e lehtë. Ja se cilët janë personat që
mund të eliminoni nga rrjeti social Facebook
Bërja
e një seleksionimi të kujdesshëm të miqësive në Facebook mund të jetë e
vështirë, por ndonjëherë është e nevojshme. Do t’ju mbështesim
nëpërmjet këtij artikulli duke ju shpjeguar se pa cilat miqësi mund të
bëni në Facebook.
Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të
Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të
Ndarjet
kanë vetëm një anë pozitive: nuk duhet të shtireni më se ju pëlqejnë
sjelljet pasive-agresive të motrës ose të vëllait të partnerit /
partneres, bezdisja e nënës apo ajo e tezes. Ndaj, përse duhet t’i mbani
më në jetën tuaj virtuale? Eliminojini, nuk keni nevojë për ta. Ju
mjafton vetëm një klik për të bërë këtë.
Tipa të çuditshëm që ju kanë shtuar kur të gjithë mendonin se Facebook ishte si Myspace
“Çlirohuni”
nga të gjithë ata të panjohur që ju kanë kërkuar miqësi, kur të gjithë
ishim në fillimet tona të të kuptuarit se si funksiononte Facebook-u. Në
jetën reale do të ishte njësoj sikur të takonim një të panjohur në
stacionin e autobusit, e të fillonim të futeshim menjëherë në muhabet,
madje duke e pyetur edhe për statusin privat. Kjo nuk është e
pranueshme.
Ngacmuesit që nga koha e shkollës
I
mbani mend ofendimet që ju bënin kur dëgjonit Mariah Carey-n me
ëalkman-in tuaj, gjatë kohës së pushimit të gjatë? Nuk duhet të humbni
kohën tuaj. Mos qëndroni në kontakt me këdo që ka qenë meskin në të
shkuarën. Edhe pse në të vërtetë një X person e keni shtuar te miqtë
tuaj në Facebook vetëm për t’i përplasur për shembull këngën e Jessie J
“ëho’s laughing noë?”, më mirë lëreni atë që të luajë në oborrin e
shkollës, në vendin e duhur për të.
Racistët “shpërfillës”
Janë
shumë të dallueshëm, sepse bien menjëherë në sy me “temat” problematike
që diskutojnë në lidhje me emigrantët, për racat e ndryshme, për
personat me zgjedhje seksuale të ndryshme etj. Dhe në fakt nuk dinë të
postojnë asgjë veç këtyre temave. Të bezdisshëm apo jo? Ndaj, nëse në
jetën reale jeni kundër racizmit, pse duhet të mos jeni në atë
virtualen!
Egocentrikët që komunikojnë ekskluzivisht nëpërmjet citimeve
Nëse
jeta e dikujt prej kontakteve tuaja duket se ka shumë të përbashkëta me
profilin e Instagram-it të Miranda Kerr, bëjini një nder dhe
eliminojeni.
Shoqen që ju bën tag gjithmonë në fotot ku keni dalë në mënyrën më të keqe të mundshme
Mbase
mund të keni edhe ju një shoqe që ju bën gjithmonë tag në fotot ku keni
dalë symbyllur, të papozicionuar mirë, përgjumësh, të mërzitur apo me
sy të kuq. E tmerrshme apo jo! Ky është një nga ata mëkatet e Facebook
që meriton eliminimin e menjëhershëm dhe të pamëshirshëm. Mos e mendoni
dy herë.
Personat që besojnë se pamja e panines që ata hanë është e denjë për lajm në faqen e parë
Përdoruesit
mendjemprehtë dhe diskretë kanë një lloj “filtri” të brendshëm që i
mban larg postimit të çdo lloj gjëje në Facebook. Por personat që nuk e
kanë këtë aftësi, transformohen në krijesa të egra për përditësimin e
vazhdueshëm të mëngjesit të tyre, të drekës apo të darkës e të tjera me
radhë. Niveli i interesit për ta është zero nga ju, kështu që përse
duhet t’i mbani ende miq në Facebook.
Të mirët falsë ose të “fshehurit”
Bëjnë
sikur janë të mirë me të gjithë, por sapo i takoni drejtpërdrejt,
kuptoni se jo vetëm që nuk janë kështu, por skandalizoheni me
paragjykimet dhe fjalët e këqija që thonë për të njohurit tuaj të
përbashkët. Këta janë të mirët falsë. Po kështu ndodh edhe me ata të
“fshehurit”, ata që nuk bëhen asnjëherë pjesë e profilit tuaj në
Facebook, por që nga ana tjetër, sapo ju takojnë i dinë të gjitha për
ju. Neveritëse apo jo!
No comments:
Post a Comment