Ja si ta kuptoni kur ju përgjohet celulari - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Ja si ta kuptoni kur ju përgjohet celulari

Ja si ta kuptoni kur ju përgjohet celulari

Share This


Për të kuptuar nëse iu përgjohen apo jo celularët ose telefoni fiks, rruga zyrtare që duhet të ndjekë çdo person është kërkesa pranë kompanisë që ofron shërbimin. Por lind pyetja si mund ta kuptojmë vetë, nëse na përgjohet apo jo telefoni? Specialistët thonë se ka disa shenja nga të cilat ju mund të kuptoni nëse ju përgjohet apo jo telefoni.
Përsëritja e zërit apo jehona
Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.
Pasi keni mbyllur telefonin
Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.
Bateria e nxehtë e celularit
Në qoftë se bateria e telefonit tuaj celular është e nxehtë ndërkohë që ju nuk e keni përdorur telefonin në disa minuta të mëparshme, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.
Shenja të jashtme në celularin tuaj Në qoftë se shikoni që drita e ekranit të telefonit tuaj celular ndizet pa e hapur ju, kjo tregon se ndoshta dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, ose edhe po ju përgjojnë.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages