AppBugs qe monitoron dobesite e sigurise ne App Android, ka konstatuar mangesi serioze ne 14 aplikacione qe kane rreth 80 milion shkarkime.
Le te shikojme disa nga keto:
Aplikimi Astro File Manager ekspozon fjalëkalimet e llogarive Microsoft. Astro File Manager ka deri tani rreth 100 milionë shkarkime, siç raportohet nga AppBugs.
Aplikimi MeituPic ekspozon llogaritë, Baidu, dhe Renren.com. MeituPic ka në mes 10 milionë dhe 50 milionë shkarkime, thotë AppBugs.
Aplikimi gReader, nje aplikim i popullarizuar lajmesh, ekspozon te gjitha llogarite sociale, faqe si: Facebook, Google, Twitter, Microsoft dhe Evernote.
AppBugs thotë se ka komunikuar me secilin nga zhvilluesit e këtyre aplikacioneve dhe që për katër muaj, nuk ka marrë një përgjigje.
"Deri më tani, vetëm një programues (aplikimi Foxit MobilePDF) ka fiksuar këtë çështje," tha Rui Wang i AppBugs.
Më poshtë është një listë e aplikacioneve problematike të gjetura nga AppBugs.
- MeituPic
- Astro File Manager me Cloud
- gReader
- Windows Live Hotmail Push Mail
- JustUnFollow
- Brother iPrint & Scan
- Software Data Cable
- FriendCaster Chat
- PrintHand Mobile Print
- Phone for Google Voice & GTalk
- Instachat
- InstaMessage
- InstaG
- Foxit MobilePDF
No comments:
Post a Comment