Duket
se Microsoft kohët e fundit po përpiqet fort të rifitojë vendin e
humbur në treg. Kjo vihet në produktet e reja me të cilat ajo po
debuton. Pas lançimit të versionit paraprak të shërbimit të ri Skype for
Bussines, tanimë kompania ka sjellë dhe versionin paraprak të Office
2016. Zhvilluesit dhe ekspertët e teknologjisë mund të regjistrohen për
të përdorur Office 2016 në uebfaqen Microsoft Connect.
Deri
më tani duket se ky version do të jetë i disponueshëm për përdoruesit
individual të Office 2016. Ja vlen të përmendim se lançimi i Office 2016
është veçmas aplikacioneve Office të dizenjuara për tu përdorur në
ekranet me prekje që erdhën si pjesë e versionit paraprak teknik të
Windows 10. Office 2016 është më i fokusuar tek bizneset dhe manaxherët e
teknologjisë së informacionit. Në blogun e Microsoft mund të gjeni një
sërë informacioni të detajuar mbi Office 2016 por ja cilat janë gjërat
më kryesore të kësaj pakete:
- Mbrojtja e të dhënave në Word, Excel dhe Power Point.
Kjo
i lejon administratorët e teknologjisë së informacionit të sigurojnë
dokumentet në Office përmes shpërndarjes së centralizuara dhe politikave
të reja. Kjo mënyrë e ruajtjes së të dhënave quhet ndryshe DLP dhe ka
qënë e disponueshme vetëm për Exchange, Outlook, OneDrive for Bussiness,
dhe SharePoint.
- Përmirësimet teknike të Outlook.
Microsoft
ka aplikuar një sërë përmirsimesh në softuerin e emailit, ka përfshirë
mbështetjen për më shumë faktorë autentikimi, opsione shtesë magazinimi,
performancë e përgjithshme më e shpejtë dhe kërkim më të besueshëm.
- Tipare të reja
Ekspertët
e teknologjisë mund të pëfitojnë nga karakteristikat e reja në
manaxhimin e bandwidth, fleksibilitet në përditësime dhe një mënyrë për
të manaxhuar aktivizimet përmes disa përdoruesve.
- Karakteristika të aksesueshmërisë
Microsoft
premton një qasje më të mirë të tastjerës për opsionet kryesore të
Excel sic janë PivotTables. Vec kësaj kompania ka adresuar problemet e
lexueshmërisë në Outlook. Ashtu sic thuhet Office 2016 do të përfshijë
dhe një temë më ngjyra të errëta.
- E drejta e manaxhimit të informacionit për diagramet Visio
Kjo
e drejtë manaxhimi ose e quajtur ndryshe IRM, i lejon përdorusit të
bllokojnë dokumentet ndaj redaktimit dhe shpërndarjes. Tanimë këto
tipare janë bërë pjesë dhe e softuerit tabelë në Microsoft.
Microsoft
akoma nuk ka dhënë një datë zyrtare të lançimit të Office 2016 por
është duke synuar ta sjellë atë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë
Microsoft vazhdon të përditësojë versionin paraprak dhe të nxjerrë në
pah karakteristikat më të reja. Por për cfarë është e gjitha kjo e
rëndësishme? Office 2016 ka qënë për shumë kohë objekt i thashethemeve
dhe spekullimeve, por kjo shënon herën e parë që Microsoft ka folur
publikisht për versionin e ri të paketës së saj të produktivitetit.
No comments:
Post a Comment