Facebook
prezantoi veçorinë e fundit të aplikacionit të saj Messenger
transferimi i parave tek miqtë në Facebook. Kompania shpreson që
nëpërmjet kësaj veçorie të re të rivalizojë shërbimet e tjera të
ngjashme, si PayPal.
Ja
si funksionon kjo veçori e re: Tek kutia e bisedës për njërin nga miqtë
e juaj, ju do të shihni ikonën e re “$”. Klikoni aty, shkruani shumën
që doni të dërgoni dhe shtypni “Pay” në krye të faqes, djathtas.
Fillimisht ju duhet të shtoni detajet e kartës së kreditit tek
aplikacioni Messenger.
.Nëse
keni një pajisje iOS, mund të përdorni veçorinë Touch ID. Paratë do të
transferohen menjëherë, por mund të vonohen 1 deri në 3 ditë derisa të
mund të merren nga marrësi, në varësi të bankës. Kjo veçori e re do të
vijë në muajt në vazhdim për pajisjet iOS, Android dhe kompjuterët.
No comments:
Post a Comment