Vault 7: Wikileaks ka zbuluar një numër të madh dokumentesh konfidenciale që mund të jetë zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Zbulimi është "doza e parë" e skedareve nga WikiLeaks e koduar "Vault 7", e cila fokusohet në operacionet e brendshme të fshehta të CIA-s, si protokollet e spiunazhit dhe hetimet praktike hacking.
Julian Assange kishte planifikuar për të paraqitur të dhënat sot në një konferencë për shtyp. Por një problem i papritur me live streaming i Assange nëpërmjet platformës Facebook e bëri atë të vazhdojë në bazë të një plani emergjent, duke botuar 8700 dokumente konfidenciale - pavarësisht nga fakti se konferenca për shtyp është anuluar.
Dokumentat e para japin një pamje të informaciont konfidencial në lidhje me taktikat e CIA-s në global hacking dhe përgjimin në cyberspace.
Faqja e internetit thotë për Vault 7:
"Pjesa e parë e plotë e serisë," Year Zero ", përbëhet nga 8761 dokumente dhe skedare qe vijnë nga një rrjet i izoluar dhe shumë i sigurt që është në qendër të CIA Cyber Intelligence në Langley, në Virginia. Ajo përmban zbulesa kur CIA kishte në shënjestër partitë politike franceze dhe kandidatët në rrugën e tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Kohët e fundit, CIA humbi kontrollin e shumicës së arsenalit që dispononte për hacking, përfshirë malware, virus, trojans, weaponized "zero day" exploits, malware për lidhje të largët dhe dokumentacionin përkatës.
Ky koleksion i shquar, i cili arrin në disa qindra milion rreshta kodim, i jep mbajtësit CIA të gjithë kapacitetin per hacking.
"Year Zero" tregon drejtimin e global hacking të CIA-s, arsenali malware që disponon dhjetra "zero day" përdoret kundër një gamë të gjerë të produkteve amerikane dhe evropiane. Apple iPhone, Google Android dhe Windows i Microsoft-it, madje edhe televizionet e Samsung konvertohen në mikrofona të fshehtë.
Përveç dokumenteve të cilat zbulojnë teknikat e përdorura nga CIA për kontrollin dhe vjedhjen e të dhënave nga smartphones dhe pajisje tjera mobile, zbulimet duket se tregojnë se shërbimi potencialisht ka zhvilluar teknologji vdekjeprurëse që lejojnë kontrollin e largët të automjeteve në tokë dhe ajër. Gjithashtu duhet të përmendim dhe kontrollin e pajisjeve mjekësore.
Informatat e zbuluara nga periudha midis 2013 dhe 2016, dhe pjesa e parë, fokusohen në ngjarjet e fundit.
Të kemi parasysh se të gjitha akuzat e Wikileaks do të kontrollohen nga ekspertë për të parë nëse ato janë të sakta.
Post Top Ad
Responsive Ads Here
Post Bottom Ad
Responsive Ads Here