Problemet me bateritë. Samsung: Kemi ndaluar shitjen e Galaxy Note 7 - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Problemet me bateritë. Samsung: Kemi ndaluar shitjen e Galaxy Note 7

Problemet me bateritë. Samsung: Kemi ndaluar shitjen e Galaxy Note 7

Share This

Problemet e shfaqura së fundi në baterinë e disa telefonave Samsung Galaxy Note 7, kanë bërë që kompania të marrë masa të menjëhershme. Në një njoftim zyrtar, kompania Samsung deklaroi se ka ndaluar shitjen e modelit Galaxy Note 7, deri në zgjidhjen e problemeve që ka shfaqur ky produkt.
Pavarësisht zhurmës që kanë shkaktuar në mediat ndërkombëtare problemet e Galaxy Note 7, Samsung thotë se vetëm 35 raste janë raportuar në gjithë botën.
“Deri më sot, (1 Shtator 2016), janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht ne po drejtojmë një inspektim të plotë me furnitorët tanë për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem. Sidoqoftë, për sigurinë e klientëve tanë, gjë të cilën e kemi prioritet, ne kemi ndalur së shituri Galaxy Note 7”,- thuhet në njoftimin e kompanisë.
Kjo masë ka si qëllim garantimin e cilësisë së këtyre telefonave. “Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situate jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë”,- njoftoi kompania.

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages