48% E popullsisë së botës janë tani online - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
48% E popullsisë së botës janë tani online

48% E popullsisë së botës janë tani online

Share This



Pothuajse gjysma e popullsisë së planetit është e lidhur tani në një farë mënyre në internet. Numri i përdoruesve të internetit në mbarë botën është rritur me rreth 888% në krahasim me vitin 2000, thuhet në faqen e internetit World Stats.

Mbresëlënëse është fakti se janë rritur me shpejtësi përdoruesit e world web në mbarë botën që nga viti 2000, edhe në rajonet e zhvilluara të botës.

Në Afrikë, për shembull, përdoruesit e internetit u rritën me 7.288% në krahasim me fillimin e mijëvjeçarit, ndërsa një rritje e konsiderueshme është shënuar në Amerikën Latine (1.972,4%) dhe në Lindjen e Mesme (3.842,4%).

Në Amerikën e Veriut, Evropë, edhe pse nuk janë regjistruar të njëjtat norma e rritjes, është   mbresëlënëse në krahasim me dekadën e kaluar, gjejm numrin më të madh të përdoruesve të internetit, në krahasim me popullsinë e këtyre kontinenteve.

Vlen të përmendet se interneti është përdorur nga një total prej 1,766,289,264 njerëzve në Azi, dhe kjo për shkak të zhvillimit teknologjik në vendet e rajonit.

Së fundi, duhet të përmendim se një rol të rëndësishëm në përhapjen e internetit në botë, pa dyshim që luan popullariteti i madh i pajisjeve mobile, të tilla si tablets dhe smartphones, që mund të lidhen në Web përmes shërbimeve mobile broadband, të cilat tashmë kanë një kosto të ulët.

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages