Ky është ndryshimi më i ri i Facebook - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Ky është ndryshimi më i ri i Facebook

Ky është ndryshimi më i ri i Facebook

Share This

Nëse keni pak kohë që nuk vizitoni profilin tuaj në Facebook, ndoshta është rasti ti hidhni një sy. Rrjeti social, në fakt, ka ndryshuar së fundmi mënyrën e shfaqjes së zërave “puna” dhe “edukimi”
Një zëdhënëse e Facebook, tha në 20 qershor për “Huffington Post” se, nga ndryshimi nuk do të bëhet publike asnjë informacion privat.
Ajo që ndryshon është pjesa “përmbledhje” në profilin tuaj. Në fakt, me këtë ndryshim të ri në këtë zë, në profilin tuaj tregohet e gjithë historinë e arsimimin tuaj dhe punës suaj.
“Ky është një ndryshim që kemi bërë javën e kaluar për ta bërë më të lehtë për ata që vizitojnë profilin tuaj, për të parë punën dhe edukimin tuaj.
Ne nuk tregojnë ndonjë gjë të re, në fakt, këto fusha kanë qenë gjithmonë publike. Ndryshimi i vetëm është se tani i tregojmë në zërin ‘përmbledhje’. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në parametrat e privatësisë”,- tha zëdhënësja e rrjetin social.

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages