Kompania ”Piper Jaffari” sipas një ankete për të rinjë, ka ardhur në përfundim se për herë të parë rrjeti social Snapchat arrin të thyen rekorde.
Anketa që ishte përdorur nga të rinjët e SHBA thotë se ky është rrjeti më i rëndësishëm për ta. Pas këtij rrjeti social, ata konsideruan se pas tij vjen edhe Instagrami, pasi që ndihmon në shpërndarjen e fotografive.
Kjo është hera e parë që aplikacioni Snapchat ka dalë si më i pëlqyeri nga të rinjtë, ndryshe nga anketat e tjera të cilat tregonin se Facebook ishte më i pëlqyeri.
Që prej lansimit në vitin 2011, Snapchatit vetëm i është shtuar popullariteti.
Më shumë se 100 milionë përdorues aktiv janë në këtë aplikacion. Snapchat ka arritur që të kapë vëmendjen e të rinjve, duke u quajtur kështu edhe si “aplikacioni për të rinj”.