Si të shihni mesazhet sekrete në Facebook - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Si të shihni mesazhet sekrete në Facebook

Si të shihni mesazhet sekrete në Facebook

Share This


Facebook filtron mesazhet dhe disa që mund të mbërrijnë nga njerëz që nuk i keni miq në rrjetin social, mund të mos i keni parë prej kohësh, edhe pse mund të kenë qenë mesazhe të rëndësishme.
Filtri i vendosur nga rrjeti social mund të konsiderojë një pjesë të këtyre mesazheve si ‘spam’ duke mos ju njoftuar asnjëherë.
Kjo ka ndodhur të paktën deri më tani, pasi me përditësimin e fundit të aplikacionit “Messenger”, Facebook ka shtuar edhe njoftimin për çdo mesazh të marrë, edhe nga ata që vijnë nga persona që nuk i keni miq.
Por si mund të shikoni mesazhet që mund t’ju kenë mbërritur para këtij përditësimi? Mjaftojnë pak hapa.
Së pari, tek aplikacioni Messenger shkoni tek “Settings” ose në shqip “Rregullimet”.
Së dyti hapni nënkategorinë “People”
Së treti, klikoni mbi “Messagge Requests” ose “Kërkesa për mesazh” dhe në fund, hapni kërkesat që janë filtruar si ‘spame’.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages