Kush e shikon profilin tuaj në Instagram? - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
 Kush e shikon profilin tuaj në Instagram?

Kush e shikon profilin tuaj në Instagram?

Share This

 Kush e shikon profilin tuaj në Instagram? Me sa duket hakerat!
Jeni kurioz për të parë se kush e shikon profilin tuaj në Instagram? S'ka dyshim se shumë duan të mësojnë dhe ka aplikacione në Google Play Store dhe Apple App Store që premtojnë këte!

Por, mund të besojmë? A ka vërtetë një mënyrë për të parë se kush e sheh profilin tonë në Instagram ?

Përgjigja e shkurtër për të gjithë është thjesht JO! Nuk ka asnjë tipar të tillë në Instagram! Por përdoruesit e kanë këtë shpresë dhe hakerat e shfrytëzojnë për të synuar një audiencë të madhe!

Kohët e fundit, hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar disa aplikacione malware në të 2 App Stores, Google dhe Apple.

Aplikacioni për iOS quhet ''InstaCare – Who cares with me?'' dhe është një nga aplikimet top në Gjermani dhe aplikimi Android është quajtur «Who Viewed Me on Instagram» dhe ka mbi 100.000 shkarkime dhe 20.000 reviews.

Pasi përdoruesit instalojnë 'InstaCare' ose 'Who Viewed Me on Instagram', në pajisjen hapet një dritare login që i detyron viktimat për të vënë të dhënat tyre në Instagram. Pastaj fjalëkalimet dhe kodet e përdorueve dërgohen të koduara  në serverin e hacke-rit. Pastaj hackeri do të përdorë këtë informacion për tu lidhur në llogaritë e viktimave për të marrë kontrollin e plotë dhe të publikojë spams.

Hulumtuesit e sigurisë nga Kaspersky Labs konfirmuan rezultatet e Layer-Reiss. Deri më tani as Google as Apple nuk kanë hequr aplikacionet malware, ku ato janë ende në dispozicion për përdoruesit!

Nëse keni të instaluar ndonjë një nga këto dy aplikime, nxitoni për uninstall dhe të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në Instagram. Për siguri më të madhe aktivizoni two-factor authentication në llogarinë tuaj!

1 comment:

  1. Kush E Shikon Profilin Tuaj Në Instagram? - Hsg >>>>> Download Now

    >>>>> Download Full

    Kush E Shikon Profilin Tuaj Në Instagram? - Hsg >>>>> Download LINK

    >>>>> Download Now

    Kush E Shikon Profilin Tuaj Në Instagram? - Hsg >>>>> Download Full

    >>>>> Download LINK GY

    ReplyDelete

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages