Debian Project ka informuar komunitetin që mbështetja e sigurisë për sistemin operativ Debian GNU / Linux 7 ''Wheezy'' arriti në fund më 25 prill 2016.
Mbështetja e sigurisë për të gjithë gamën e Debian GNU / Linux 7 ''Weezy'' i është dorëzuar grupit Debian LTS (Long Term Support), e cila do të sigurojë përditësimet kritike për kodin e sigurisë dhe përditësimet e software për përdoruesit të cilët kanë instaluar sistemin operativ, për dy vitet e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, 26 prill 2016 deri në 31 maj 2018.
"Më 25 prill, një vit pas lancimit të Debian 8 Jessie , dhe gati tre vjet pas lancimit të Debian 7 Weezy, azhurnimeve të rregullta të sigurisë për Weezy u erdhi fundi. Grupi Debian Long Term Support (LTS) do të jetë përgjegjës për të mbështetur çështjet e sigurisë ", thuhet në njoftimin e Debian Project.