Kompania kineze Vivo njoftoi smartphone i parë në botë që do të ketë 6GB RAM. Kompania ka konfirmuar se Vivo Xplay 5 do të prezantohet më 1 mars.
Edhe pse nuk është hera e parë që dëgjojmë që Xplay 5 do të ketë 6GB RAM, është hera e parë që informacioni është konfirmuar nga vetë Vivo.
Trailer i ri i publikuar nga Vivo tregon se Xplay do të mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 820.
Xplay 5 do të vijë me një Dual-edge Quad HD ekran që mbështet një rezolucion prej 2560 × 1440 pixels.
Sipas thashethemeve Xplay 5 do të ketë një kamera të pasme 16-megapixel dhe një 8-megapixel në pjesën e përparme. Bateria do të jetë 4.300 mAh.
No comments:
Post a Comment