Një përdorues i pajisjeve Dell ka zbuluar disa ditë më parë se kompania në kompjuterat saj kishte të para-instaluar një certifikatë, e quajtur zyrtarisht eDellRoot.
Sigurisht na kujton historinë e Lenovo. Çdo certifikatë e para-instaluar është konsideruar si një problem i sigurisë dhe Dell e di këtë shumë mirë.
Reagimi që pasoi nga komuniteti ishte shumë i fortë, edhe pse nuk kishte asnjë provë që Dell ka bërë diçka të pazakontë me certifikatat.
Pra, kompania nuk kishte zgjidhje tjetër, si rezultat ka njoftuar se certifikatat duhet të hiqen me ''update'' e ardhshme.
Dell ka thënë se certifikata përdorot nga shërbimet teknike të kompanisë për t'i shërbyer më mirë klientëve të saj. Implantimi i një certifikate të tillë mund të ketë qenë i pafajshëm, por lë dyert e hapura për sigurinë e çdo sistemi që përdor atë.
No comments:
Post a Comment