Kompania Yahoo eshte goditur per here te dyte nga nje fushate infektimesh malwertising ne nje qark kohor prej nje muaj.
Këtë herë sulmi u vu re për herë të parë nga ekipi i sigurisë të Malwarebytes, i cili njoftoi menjehere stafin e Yahoo. Kompania përgjigj menjëherë duke hequr reklamat infektuese.
Sipas të dhënave të Malwarebytes, fushata e fundit filloi më 28 korrik dhe kishte operuar në domains e mëposhtme: yahoo.com, news.yahoo.com, finance.yahoo.com, sports.yahoo.com, celebrity.yahoo.com dhe game.yahoo.com.
Të gjitha këto domains kanë gjithsej 6.9 miliardë vizitorë aktiv mujor. Imagjinoni numrin e përdoruesve të cilët rrezikuan per 7 ditë qe zgjati fushata infektuese. Për të përmendur nje numer, rreth 985.000.000 përdorues mund të ketë hasur reklama te infektuara, sipas Malwarebytes.
Për malvertising eshte përdorur Angler Exploit Kit.
Në një deklaratë për gazetën New York Times, stafi Malwarebytes zbuloi se eshte perdorur Flash zero-day që i lejon hakerat të infektojnë kompjuterët nëpërmjet reklamave "që përmbajnë Bedep dhe ransomware (CryptoWall).
Të gjithë ata që kanë tendencë për të vizituar faqet e kompanisë dhe sidomos domains e lartpërmendura , keshillohet te skanojne sistemet e tyre me nje antivirus te besueshem dhe te perditesuar.
No comments:
Post a Comment