Padyshim qe Windows eshte sistemi operativ me i populluar ne bote. Pas lancimit te versionit te fundit Windows 10 me 29 korrik, ne 24 oret e para numri i perdoruesve qe instaluan versionin e ri, arriti ne 14 000 000.
Edhe pse nga Microsoft nuk ka njoftim zyrtar per numrin e sakte te instalimeve,deri tani dyshohet se numri i perdorueseve ka kaluar mbi 25 000 000.
Microsoft duket e kenaqur nga shifrat e deri tanishme, duke shpresuar se e ardhmja e Windows 10 do te jete akoma me e mire.
Bejme te ditur se Microsoft ka si qellim instalimin e versionit te ri ne 1 miliard pajisje deri me 2017.
Por, ajo qe le per te ''deshiruar'', eshte mbledhja e pabesueshme e te dhenave personale qe kompania kryen nga sistemi operativ i ri.
Me kushtet e vena ne dispozicion bashke me versionin e ri Windows 10, Microsoft pothuajse paturpesisht deklaron se nxjerr ne shesh privatesine e cdo perdoruesi.
Nuk dihet nese kompania do ti ndryshoje kushtet e perdorimit ne te ardhmen, por fakti eshte se Windows 10 nuk eshte dhe aq i lire.
Nese ju deshironi sistemin operativ te ri, do te paguani ne nje menyre apo ne nje tjeter
No comments:
Post a Comment