Microsoft: Mbledhja e të dhënave dhe në Windows 7 dhe 8 - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Microsoft: Mbledhja e të dhënave dhe në Windows 7 dhe 8

Microsoft: Mbledhja e të dhënave dhe në Windows 7 dhe 8

Share This

Ne kemi përmendur disa herë se me Windows 10, Microsoft ka shtuar aftësitë e reja per mbledhjen e të dhënave dhe nuk ofron mundesinë për të çaktivizuar keto sherbime. Këto shërbime  mbledhin informacione të ndryshme në lidhje me software-in e instaluar në kompjuterin tuaj, si edhe të dhënat personale të ruajtura në kompjuterin tuaj.

Microsoft pretendon se të dhënat nuk mund të përdoren për të përcaktuar identitetin tuaj, por askush nuk e di.

Por në qoftë se ju mendoni se për shkak se ju keni një sistem të vjetër operativ jeni me fat, ndoshta gaboheni. Microsoft dërgon përditësime në Windows 7 dhe 8 të cilat kanë aftësi të ngjashme ne mbledhjen e të dhënave dhe per sistemet e vjetra operative.

Nëse Windows Update është aktivizuar ne menyre automatike per shkarkim dhe instalim ne Windows-in tuaj 7 apo Windows 8, 8.1,  ju mund të keni vënë re se përditësime të reja janë në dispozicion për sistemin tuaj operativ.
Pasi të instalohet këto përditësime, Windows 7 dhe Windows 8 do të fillojë dërgimin e të dhënave të mbledhura duke përdorur protokollin HTTPS nga serverat e mëposhtme Microsoft:

vortex-win.data.microsoft.com
settings-win.data.microsoft.com

Nëse ju nuk dëshironi të ndani të dhënat tuaja me Microsoft-in, ju nuk do të duhet të instaloni këto përditësime:

KB3068708
KB3022345
KB3075249
KB3080149


No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages