Google zbulon kompaninë e re Alphabet - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Google zbulon kompaninë e re Alphabet

Google zbulon kompaninë e re Alphabet

Share This
Google ka zbuluar një ristrukturim surprizues, duke krijuar një kompani të re të quajtur Alphabet Inc, e cila do të bashkojë filialet e saj të shumta të biznesit.
Ky veprim u bë si një përpjekje nga motorri gjigant i kërkimit për t’u fokusuar më shumë në projektet creative dhe ambicioze, ndërsa investitorët përshëndesin mundësinë për të shpalosur segementet e ndryshme të biznesit
Google do të mbajë bizneset e saj më të mirënjohura, si YouTube dhe Android.
Themeluesi i Google, Larry Page tha se ajo do të krijonte një strukturë më të thjeshtë për atë që është kthyer në një grup biznesesh të ndryshme.
“Kjo strukturë e re do të na lejjojë të fokusohemi në mundësitë e jashtëzakonshme që do të kemi brenda Google,” tha ai në një postim.
“Kompania jonë po operon shumë mirë sot, por mendojmë se mund të jemi akoma dhe më mirë. Çështja është se kompanitë Alphabet duhet të kenë pavarësinë dhe zhvillimin e markave të tyre”.
Page do të jetë shefi ekzekutiv i Alphabet, me zëvendës president Sundar Pichai, që është CEO i Google.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages