Gabimet E Samsung - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Gabimet E Samsung

Gabimet E Samsung

Share This

Me Galaxy S6 Samsung hoqi qafe dy nga aspektet më të dashura të një smartfoni për konsumatorët: baterinë e zëvendësueshme dhe portën microSD, dhe foto të publikuara online të Galaxy Note 5 sugjerojnë se ky do të jenë trendi i Samsung tani e tutje.

Fotot e publikuara tregojnë Galaxy Note 5-ën që ngjan sikur të ishte një version i stërmadh i Galaxy S6 duke ruajtur po të njëjtin dizajn prej xhami dhe metali. Nuk ka asnjë shenjë për prezencën e baterisë së zëvendësueshme dhe portës microSD.
Bateria do të jetë 3,000 mAh, shumë më e madhe se ajo që ofron Galaxy S6 dhe S6 Edge.
Burimi në fjalë që ka zbuluar fotot e Galaxy Note 5-s pretedon se phableti do të jetë i disponueshëm në tre variante: 32, 64 dhe 128 GB.
Natyrisht që Note 5 do të ketë edhe stilolapsin magnetik. E gjitha kjo që cituam më lart nuk është zyrtare dhe për këtë po presim evenimentin e 13 Gusht të Samsung quajtur “Unpacked”

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages