Tutorial: Si te mbroni kompjuterin tuaj dhe anonimitetin ne internet - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Tutorial: Si te mbroni kompjuterin tuaj dhe anonimitetin ne internet

Tutorial: Si te mbroni kompjuterin tuaj dhe anonimitetin ne internet

Share This


Duhet te bejme te qarte se plotesisht te sigurte ne internet, jeni vetem kur kompjuteri juaj eshte i fikur. Ne kete tutorial ne do te citojme disa programe qe ndihmojne ne sigurine e kompjuterit tuaj si dhe anonimitetin.
ANTIVIRUS:  
Antivirusi eshte shume i rendesishem per mbrojtjen e kompjuterit nga viruset, trojan, malware, keyloggers, rootkit etj. Mund te perdorni antiviruse me license kundrejt nje pagese ose antiviruse qe jane free (pa pagese).
Pothuajse te gjitha kompanite e sigurise kane nje version antivirus free. Por, kurre mos perdorni AV cracked qe gjenden me shumice ne google dhe kryesisht ne faqet torrent. Mund te preferoni free AV Bitdefender, Avast, AVG, Avira
.
Duhet pasur parasysh qe antivirusi i instaluar ne kompjuter duhet bere perditesimi Update dhe taktikisht skanimi per kerkimin e viruseve. Mos instaloni me shume se nje antivirus ne sistemin tuaj operativ.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
ANTIMALWARE:
Antimalware zbulon dhe eliminon malware duke perfshire spyware dhe trojans. Ndalolon aksesin e paautorizuar ne te dhenat tuaja personale. Skanon programet e instaluara ne kompjuter per malicious code.
Fshin programe potencialisht te padeshiruara (PuPS). Me pak fjale garanton zbulimin superior, fshirje efikase duke e mbajtur te paster sistemin tuaj operativ Windows.
Antimalware mund te funksionoje ne harmoni bashke me antivirusin. Ka disa antimalware qe mund ti shkarkoni free, si:Malwarebytes, Emisoft, SuperAntispyware, Spybot etj.
Ne ju rekomandojme te perdorni Malwarebytes per faktin se kompania deklaroi para pak ditesh se te gjitha kodet pirate do ti ktheje ne premium per 1 vit.
Keshtu ju keni mundesine te aktivizoni Malwarebytes Premium per 1 vit. 
Per te interesuarit, ne disponojme kode aktivizimi.
Gjithashtu mund te perdorni dhe Malwarebytes Anti-Exploit per tu mbrojtur nga sulme exploit ne shfletuenin tuaj, si: Mozilla Firefox, Google Chrome, Opera etj.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
FIREWALL
Firewall ose me thjeshte ''muri mbrojtes'' i Windows. 
Nje Firewall personal eshte nje mjet thelbesor i sigurise ne internet. Firewall monitoron te gjithe trafikun e rrjetit dhe parandalon qasje te paautorizuar. Parandalon dhe neutralizon programe trojan horse (kali i trojes).
Ne ju sygjerojme te perdorni Comodo Firewall per faktin se eshte free dhe me i miri. Comodo Firewall ka te pro-instaluar dhe Sandbox
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
CLEANER
Per pastrimin e kompjuterit tuaj, ne ju rekomandojme 2 programe free, qe jane: CCleaner dhe Bleachbit
Keto programe pastrojne sistemim tuaj operativ si dhe shfletuesit (browser) nga:
Cache
Cookies
Temporary files
Search History
URL History
Session
Vacuum
Memory Dump
Sigurisht qe CCleaner permban shume opsione te avancuara, si: Unistaller, Disk Analizer, Drive Wiper Registry Cleaner etj. Eshte i domosdoshem nje pastrim ne dite me CCleaner.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
SHFLETUESI ''BROWSER''
Persa u perket shfletuesve, ne rekomandojme Firefox, por, si motor kryesor kerkimi te perdorni DuckDuckGo. Hapni Firefox dhe kerkoni ne Google DuckDuckGo dhe vendosni ate si motorin kryesor te kerkimit.
DuckDuckGo pasi te mbyllni shfletuesin tuaj fshin te gjitha gjurmet qe ju keni lene gjate kerkimit.
Gjithashtu mund te perdorni dhe shfletuesin TOR Browser qe garanton anonimitet duke ndryshuar IP-ne tuaj.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
VIRTUAL PRIVATE NETWORK (VPN)
Se cfare eshte dhe si funksionon VPN, ne .e kemi shpjeguar ketu xhoni.webnode.com/products/cfare-eshte-dhe-si-funksionon-vpn-/
Ka shume VPN qe garantojne anonimitet te plote ne internet, por shumica e tyre jane me pagese. Por, per ne qe nuk deshirojme te paguajme per asgje ne internet, na vjen ne ndihme CyberGhost.
CyberGhost disponon dy versione: Premium dhe Free, ne do te zgjedhim versionin free. Programi eshte shume i thjeshte ne perdorim, eshte i nevojshem vetem nje click per te ndryshuar IP-ne tone per te qene plotesisht anonim ne internet.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rekomandojme gjithashtu qe te beni rregullisht perditesimet Windows Update.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages