Rrjeti
4G LTE nuk është standardizuar akoma në nivel global, pavarësisht
rritjes së popullaritetit në tregjet në zhvillim. Megjithatë, Unioni
Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) po punon për të përcaktuar
veçoritë për gjeneratën tjetër të rrjetit mobil.
Në
datat 10-18 qershor, 12 delegatë diskutuan në lidhje me veçoritë që
duhet të ketë rrjeti 5G. ITU ka vendosur që rrjetet 5G duhet të kenë
shpejtësi 20Gbps, ose 20 herë më të madhe se rrjetet 4G LTE, që kanë
shpejtësi 1Gbps.
Për
momentin, rrjeti më i shpejtë LTE është LTE Cat 9, i cili ka shpejtësi
300Mbps. Kjo shpejtësi është shumë e ulët duke e krahasuar me
shpejtësinë 1Gbps të rrjeteve 4G, që do të thotë se edhe pse rrjeti 5G
do të ketë shpejtësi të lartë, abonentët nuk do të kenë mundësi të
shkarkojnë një film të cilësisë së lartë në vetëm një sekondë.
ITU
ka propozuar që rrjetit 5G t’i referohemi si IMT-2020, por vendimi
final do të jepet në tetor. Rrjetit standard 4G i referohemi si
IMT-Advanced, ndërsa standardit 3G i është referuar si IMT-2000. Rrjeti
5G do të jetë gati në vitin 2020.
No comments:
Post a Comment