Cfare eshte Phishing - HSG | Spirit of technology

HSG | Spirit of technology

Mesoni gjithcka ne lidhje me teknologjine.Shkarkoni programe falas. Shkarkoni lojra falas...

Post Top Ad

Responsive Ads Here
Cfare eshte Phishing

Cfare eshte Phishing

Share This
Phishing eshte nje lloj mashtrimi qe i fut ne kurthe personat dhe i detyron ata te zbulojne te dhena personale, llogarite bankare, kartat e kreditit.
Menyra me e zakonshme phishing behet nepermjet email-it. Viktima mer nje email nga nje person qe pretendon te jete nga nje kompani apo organizate me te cilen viktima ka interesa personale, p.sh. nje banke, nje kompani telefonike apo nje rrjet social.
Ata e terrorizojne viktimen duke pretenduar se llogaria e tij eshte mbyllur dhe duhet te shkoje ne nje faqe interneti per ta vertetuar dhe pastaj te zhbllokoje llogarine. Ofrojne nje link (qe kurre nuk duhet klikuar) dhe kur viktima e klikon hapet nje site qe nje pamje te pare duket se eshte nje website legjitim i kompanise se pretenduar, por nuk eshte.
Pasi viktima e frikesuar hyn ne kete faqe interneti, shikon automatikisht te gjitha te dhenat e tij. Pra, keto te dhena ndodhen ne dispozicion te crackers. Me pas nje faqe mirepret viktimen duke i kerkuar falje se serverat e faqes jane te mbingarkuar dhe i kerkojne viktimes ta provoje perseri me vone.
Pra, ketu demi eshte bere. Ky informacion eshte ne duart e crackers dhe mund te perdoret ne menyre te paligjshme, per te zbrazur llogari bankare, per te derguar ndonje spam ose gjithcka tjeter qe ata mendojne.
Pra, nese ju merrni nje mesazh te tille, mos klikoni kurre ne link-u qe ju dergojne, raportojeni email-in si spam/mashtrim.
Ne cdo rast, ne qofte se ju keni marre nje email te dyshimte, shmagni klikimin dhe gjithmone kontrolloni url.
Me e rendesishme eshte te keni instalur ne kompjuterin tuaj nje Security Software (antivirus) dhe ta informoni ate nepermjet update.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

Responsive Ads Here

Pages